Saturday, May 9, 2020

Celebrations of Independence Day in Albania

On the Independence Day, one of the big questions is: How is this day celebrated by the Albanians? Flags on windows, concerts on streets, and joy throughout the Albanian lands – but Top Channel went even further with its cameras: inside the Albanian families.

The Family of Mrs. Bule is one of those that celebrate November 28th same as the New Year. The flag is raised each year on their balcony and they all celebrate.

 The tradition is also followed by her nieces and nephews.

“I spoke with daughter in Italy, and asked her if she had raised the Albanian flag in the balcony, so that people can see that she’s from an Albanian family”, she says.

Even in the kitchen they cook something better than usual.

In another family, Mrs. Llambro has cooked a cake for a marked day of the year. Besides the nice meal, they have also gone out to enjoy the atmosphere of this day around. However, if today there are only concerts and similar activities, once we all used to go in parades.

“We used to celebrate it even more in the communist time, because the entire factories or enterprises were led to go together. We were obliged to go and participate, but that time has also been beautiful”, says one woman, reminding the communist time.

When compared with the communist era, people can discuss if the patriotism has faded in the last 20 years. In fact, there were many people who enjoyed this day only as a holiday. But a careful eye can note that the flags in balconies are each year more. /top channel

Urban plans in Tirana

According to this plan, Tirana will have five road rings, three existing and two new ones.

“The road hierarchy will be explored thoroughly, especially the northern axis and the eastern-western one, also with the other solutions, such as underground parking spaces with several levels. We will improve the biggest parks for Metropolitan Tirana”, declared Mayor Lulzim Basha.

“The strategic group approved the criteria for the green spaces inside the city and for new constructions”, says the Municipality press release.

 This plan is being made in cooperation with the communes around Tirana, because the new urban plan is extended beyond the administrative borders of the city.

Although this plan foresees consults with the citizens, the meeting was held behind closed doors.

Arsyet per te vizituar Shqiperine

Agjencia e lajmeve Huffingtonpost i kushton në faqet e saj një shkrim special turizmit në Shqipëri. Ekspertja e turizmit Leyla Giray, përshkruan arsyet se përse një turist duhet të zgjedh Shqipërinë si destinacion per të kaluar pushimet gjatë vitit 2013. Ajo rendit 10 arsye për të vizituar Shqipërinë, ndërsa shton se vizitorët që do të shkojnë në këtë vend, mund të gjejnë edhe mё shumë arsye të tjera. Giray shprehet se veҫ bukurive turistike, Shqipëria është dhe vendi më ekonomik për pushime. Sipas saj, cmimet janë 30 deri ne 50 për qind më të ulёta se nё vendet e tjera të rajonit.

E izoluar për dekada nën diktaturën komuniste, Shqipëria u hap për pjesën tjetër të botës pas viteve 1990 dhe që nga ky vit i është bashkuar peizazhit turistik të vendeve të tjera të Europës. Në një vizitë që kam zhvilluar kohёt e fundit, banorët ankohen se vendi mund të ishte zhvilluar mё shpejt. Por pavarësisht kësaj, Shqipëria ka shumë arsye për ta vizituar dhe për të qenë tërheqese për turistet. Me poshtë mund të lexoni 10 arsyet se përse duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2013. Nëse ju vendosni të shkoni, padyshim që do të gjeni më shume se këto dhjetë arsye.

Shqipëria po zhvillohet me ritme te shpejta. Me gjithë zhvillimin, vendi ka ende nevojë për tu përgatitur për një turizëm masiv pasi problem mbetet cështja e mbeturinave dhe kёrkohet njё vëmendje më e madhe pёr sa i pёrket rrugëve. Por pavarësisht këtyre, Shqipëria është një vend i kёndshёm për udhëtarët dhe kёrkon pak durim pёr ta vizituar.

1. Çmimet

Shqipëria mbetet një ndër vendet me ҫmimet e turizmit relativisht të lira, të paktën sipas standardeve evropiane. Çmimet janë 30 pёr qind deri në 50 për qind më të lira sesa në vendet fqinje si: Kroacia, Greqia apo dhe Italia. Në këto kohë, ku ekonomia është e brishtë, Shqipëria padyshim që mbetet një zgjidhje e mirë.

2. Koha

Rrugët shqiptare dhe resortet nuk ju zënë frymën dhe nuk ju lodhin. Kjo për shkak se ende nuk ka turizёm masiv. Grumbullimi më i madh i turistёve ndodh në jug të vendit gjatë kohës së plazhit, por kjo nuk zgjat shumё. Kuptohet që turizmi masiv një ditë do të ndodhë, por tani ja vlen ta vizitoni për të njohur sekretet e këtij vendi.

3. Aventura

Shqipëria është një destinacion i ardhshëm i Europës për turizmin e aventurёs, kjo për shkak të bukurisë së saj natyrore dhe kushteve që ofron. Në dimër plazhet janë bosh, por malet janë njё parajsë për ciklizёm malor apo për të bërë xhiro me kajak në lumenj. Për më tepër, të apasionuarit e këtyre sporteve do të ndjehen mirë sepse nuk ka shumë njerëz përreth.

4. Diversiteti

Civilizimi ndër shekuj ka bërë që Shqipëria të ketë një dinamikë interesante të popullsisë. Gjatë fundit të shekullit të 20-të, feja u ndalua nga regjimi i Enver Hoxhës dhe Shqipëria u bë zyrtarisht një vend ateist. Feja është rikthyer, por pa hakmarrje. Edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë është myslimane, Shqipëria është një shtet krenar laik me një tolerancë fetare.

5. Siguria

Ka pasur shqetësime serioze gjatë viteve 1990 dhe vitit 1997, kur skemat piramidale shkatërruan kursimet e mijëra familjeve dhe kjo gjë solli protesta në rrugë dhe dhunë të armatosur, pasi njerezit morën armet. Gjërat sot janë qetësuar dhe vendosur në normalitet. Madje edhe nje qytet i njohur për probleme si Bajram Curri, sot është i qetë e normal.

6. Vendasit miqësorë

Turizmi masiv nuk është përhapur ende. Kështu që njerëzit janë ende të dashur, mikpritës dhe kryesisht kureshtarë. Gjatë një vizite të papritur në një familje në Alpet shqiptare, një sërë gatimesh tradicionale e mbushën tryezën. Të izoluar për një kohë të gjatë nga bota rreth tyre, shqiptarët janë të dhënë pas vizitorëve për t’i takuar dhe për t’i kënaqur ata. Ata janë gjithashtu të prirur për të larguar reputacionin e keq të vendit të tyre.

7. Tradita

Nëse ju preferoni te shkuaren, në Shqipëri ka vende ku duket sikur koha nuk ka kaluar fare. Fermeret kane pajisje jo shumë të modernizuara, në krahasim me ato që kanë pasur paraardhesit e tyre. Përgjate liqenit të Ohrit gratë përgatisin brumin me dorë dhe pastën e makaronave (petët) i lenë të thahen në diell. Në Alpe ndodh që shtëpia mund të mbetet e izoluar për disa dite si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora. Edhe gratë në zonat e veriut vazhdojnë të trashëgojnë pak a shumë të njëjtat tradita, duke bërë verë kumbulle, në të njëjtën mënyrë sic bënin gjyshet e tyre.

8. Kontrasti

Një pjesë e Shqipërisë tregon progresin tipik të shekullit te 21-të. Aty gjenden plazhe të virgjëra nga njëra anë dhe rezorte të mbipopulluara nga ana tjetër ndërsa dëmtimi i ambjentit dhe përpjekjet për të ruajtur mjedisin konkurrojnë njëra-tjetrën. Çdo gjë e komunizmit thuajse ka vdekur dhe shqiptarët në mënyrë të dukshme po nxitojnë për të kapur kapitalizmin. Në Tiranë do të jetë shumë e vështirë të takoni një person që nuk ka telefon celular.

9. Pasuria kulturore

Vendi është plot me rrënoja të lashta kështjellash dhe qytetesh të vjetra. Më i njohuri prej tyre është Butrinti, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Më pak e eksploruar është Apollonia, dikur porti i Korinthit. Pastaj vijnë qytetet historike Berati dhe Gjirokastra me arkitekturë unike osmane, që mbrohen nga UNESKO. Gjithashtu janë kishat e bukura të Voskopojës në malet pranë qytetit juglindor të Korçës.

10. Bukuria natyrore

Shqipëria ka një bukuri të egër dhe të vetmuar nё Alpe por joshëse në brigjet e detit Adriatik dhe ato të detit Jon. Është kjo bukuri e egёr e këtij vendi që ju shtyn ti bëni pyetje vetes nëse ndodheni në një vend ku askush tjetër nuk ka qenë më parë.

Huffingtonpost

Huffingtonpost është një prej agjencive informative on-line më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjencia renditet ndër më të specializuarat në fushën e marketingut dhe informacionit. Vec versionit anglisht në SHBA, ajo ka miliona përdorues dhe në Kanada në versionin e saj frёngjisht. /abcnews.al